04,09,2025

Ortopedi flet për plagosjen e familjarit të Behgjet Pacollit

Must Read

Ortopedi i cili po e trajton familjarin e Behgjet Pacollit, Arbër Tolaj ka treguar për KALLXO.comgjendjen e Osman Pacollit i plagosur mbrëmë në një lokal në Prishtinë.

Doktori Tolaj tha se pacienti ka kërkuar lëshim  nga klinika për tu trajtuar jashtë vendit.

“Pacienti është shtrirë në Klinikën e Ortopedisë. Ka marrë plagë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit, kërcirit dhe në zogun e këmbës së djathtë. Është bërë flete lëshimi sot, sepse pacienti me vetëdëshirë lëshoi klinikën për trajtim jashtë vendin”, tha Tolaj.

Botapress.Info raportoi në lidhje me plagosjen e vëllait të Rrahim Pacollit dhe kushëririt të Behgjet Pacollit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person i dyshuar për kontrabandë mallrash dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë

Më datën 02.09.2025, rreth orës 19:30, në fshatin Korbliq – Kaçanik, Task Forca e Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img