29,04,2024

Ritualet fetare të policëve, problem i sigurisë apo i të drejtave të njeriut?

Must Read

Në Kosovë ende nuk është e rregulluar me ligj nëse pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë të drejtë që gjatë orarit të punës, përderisa janë me uniformë, të praktikojnë ritualet fetare.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i ka thënë televizionit lokal T7 se kjo çështje kërkon zgjidhje të shpejt, pasi një polic në orar të punës e ka të pamundur të jetë në krye të detyrës, përderisa është brenda xhamisë, kishës apo ndonjë objekti tjetër fetar

Ai është shprehur kundër prezencës së uniformës policore brenda objekteve fetare. Zyrtarët e zyrës së informimit të policisë nuk kanë dhënë më shumë detaje se si do të rregullohet kjo çështje brenda policisë.

Përpjekja për t’iu ndaluar pjesëtarëve të policisë të shkojnë në objekte fetare gjatë orarit të punës po shihet si shkelje e të drejtave të njeriut nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

Ahmet Sadriu nga BIK thotë se ky problem duhet trajtohet në aspektin e të drejtave të njeriut, pasi në bazë të ligjeve të aplikueshme në Kosovë, secilit i garantohet e drejta e besimit dhe të praktikojë fenë që i përket.

“Prandaj, në këtë aspekt mendoj se po bëhen shkelje e të drejtave të njeriut nëse nuk iu mundësohet ose jepet mundësia që edhe ata ta ushtrojnë apo praktikojnë besimin e tyre edhe me ritualet të cilat e përcjellin atë”, thotë Sadriu.

KMDLNJ: Policët mund të shkojnë në xhami ose kishë, por pa uniformë

Në anën tjetër kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, thotë se gjatë kohës kur policët e kanë periudhën e lirë gjatë orarit të punës, kanë të drejtë të kryejnë ritualet fetare, mirëpo një gjë e tillë do të duhej të bëhej me rroba civile dhe jo ato të policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img