21,12,2024

Opozita e sigurt që demarkacioni s’kalon, Lista Serbe thotë se s’ka vënë kushte (Video)

Must Read

Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje beson se kjo marrëveshje, kur vjen në seancë, nuk do të kalojë, pasi që edhe deputetët e pozitës janë të vendosur ta votojnë kundër. Sipas tij, Qeveria do të duhej ta tërheq këtë marrëveshje dhe të fillojë një marrëveshje të re me Malin e Zi. Ai thotë që në seancë mund të vie vetëm për t’u kundërshtuar.

Edhe Teuta Haxhiaj nga AAK thotë se nga 1 shtatori kjo marrëveshje për ta është e vdekur. Ndërsa, kryesuesi i Listës Serbe, Sllavko Simiq, demanton deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilët pohuan se kanë vënë kushte për ta votuar demarkacionin.

Ndryshe, para dy ditësh përfaqësues të PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës Për Kosovën, janë mbledhur në një tryezë, ku temë e bisedimeve ishte çështja e demarkimit të vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi, dhe tentimi për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje e cila ka bllokuar vendin. /KP/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img