03,05,2024

PSUP: Nuk morëm pjesë në aksionin tek kisha ortodokse se patëm informata se do bashkohej edhe Vetëvendosje

Must Read

PSUP thotë se nuk ka marrë pjesë në aksionin e sotëm për shkak se sipas tyre, kanë marrë informacione se këtij aksioni do ti bashkoheshin edhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të nderuar studentë, ne sot si Parlament i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kishim paralajmëruar një komunikatë dhe një aksion simbolik në kundërshtim te vazhdimit të ndërtimit të Kishës Ortodokse dhe ceremonive fetare brenda kampusit dhe në aksion do të merrnin pjesë vetëm studentët e Universitetit të Prishtinës dhe organizata studentore, mirëpo para se te fillonte aksioni ne morëm informata se ne aktivitetin simbolik do te marrin pjese edhe anëtar te Lëvizjes Vetëvendosje te cilët do ta manipulojnë dhe shndërroj aktivitetin si të dhunshëm dhe ne si Parlament Studentor nuk pranuam dhe nuk morëm pjesë në këtë aktivitet”, thuhet në reagim. /Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img