Bazuar në kërkesën e Asociacionit të komunave që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve lokale ku votimet mbahen në shkolla), të mos mbahet mësimi në shkolla, Ministria e Arsimit Arbërie Nagavci ka marrë vendim bazuar në këtë kërkesë.
“Pra me datën 18 tetor 2021 (e hënë) në shkollat ku kanë qenë qendra të votimit do të mbahet vetëm mësimi online sipas variantit C, derisa këtë ditë këto shkolla do të dezonfektohen dhe ajrosen.
Ndërsa në shkollat ku nuk janë mbajtur votimet për zgjedhjet lokale do të vazhdoj puna normalisht.
Një kërkesë të tillë Acociacioni i Komunave të Kosovës pati adresuar tek Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj.Arbërie Nagavci për t’i mbrojtur nxënësit nga infektimet e mundshme me virusin e pandemisë Covid19”, thuhet në njoftimin e AKK-së