10,09,2025

Nën kërcënimin e armës grabiti para në barnatore

Must Read

Arrestohet për grabitje të armatosur në një barnatore Policia e Kosovës njofton se nga hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë  në Prishtinë mbrëmë është arrestuar një person,  për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, ku viktimës (femër), në një barnatore nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë e parave. “

Puna e hetuesve policor, është finalizuar vetëm pak minuta pasi është raportuar rasti, e cila ka rezultuar me  identifikimin dhe arrestimin e personit  të dyshuar:  S, A, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri: një Pistoletë e tipit CZ, dy karikatorë dhe dymbëdhjetë fishekë”, njofton policia.

Ndaj personit të dyshuar, siç njofton policia prokurori i shtetit  ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img