27,11,2025

Në zonat e kuqe gjeni hapur vetëm furrat e bukës dhe barnatoret

Must Read

Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për masat anticovid është vendosur që në komunat që janë në zonë të kuqe të kenë të drejtë të punojnë vetëm barnatoret dhe furrat e bukës.

Kështu u bë e ditur edhe në njofimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

“Veprimtaritë e tjera mund të ushtrojnë veprimtarinë sipas vendimit të Qeverisë së datës 12.11.2020, duke respektuar manualin Covid19 deri në ora 19:00, ndërsa pas orës 19:00 ndalohet veprimtaria e çdo aktiviteti me përjashtim të barnatoreve dhe furrave”, thuhet në njofim.

Në zonën e kuqe  bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës  dhe janë 9 komuna si:

Komuna e Prishtinës, Fushë -Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Shtimes, Podujevës dhe Pejës dhe Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img