03,05,2024

Shoqata “Jezerci” reagon ndaj pyllëzimit të pronave të kontestuara

Must Read

Shoqata “Jezerci” ka reaguar   ndaj APK-së e cila ka  marrë një aktivitet për pyllëzimin e një pjesë të fshatit Jezerc në komunën e Ferizajt.

Sipas kësaj shoqate,  vendi ku ka nisur pyllëzimi  janë prona të kontestuara  të cilat  janë konfiskuar  nga regjimi serb nga banorët vendas, e të cilat tani  ekzistojnë në emër të Agjensionit të Pyjeve.

“Pavarësisht që pyllëzimi është i domosdoshëm në një vend turistik siç është Jezerci, duhet të kemi parasysh që në këtë fshat ka mjaft prona private dhe duhet të trajtohen me kujdes. Ky shqetësim tashmë është i njohur edhe për Institucionet Komunale, por edhe për Agjensionin e Pyjeve të Kosovës”! thuhet në  reagimin e shoqatës “Jezerci”

Ky është reagimi i plotë i shoqatës  “Jezerci”

Shoqata për zhvillim, kulturë, traditë e trashëgimi “Jezerci” reagon ashpër ndaj APK-së i cili ka ndërmarrur aktivitetin e pyllëzimit të një pjese në fshatin Jezerc, të cilat janë prona të kontestuara sepse janë konfiskuar nga regjimi serb, dhe të njejtat tani ekzistojnë në emër të Agjensionit të Pyjeve, por që de facto janë prona të trashëguara nga paraardhësit e tyre. Fjala është për vendin e quajtur “Livadhet e Papazit”, pjesë e fshatit Jezerc, që përfshinë një numër të madhë të pronave private, mirëpo de jure nuk janë në emër të tyre.

Vlenë të ceket që Shoqata “Jezerci” në kuadër të Statutit të saj, ka themeluar “Komisionin për identifikimin dhe trajtimin e pronave të kontestuara”, dhe tanimë ka filluar një proces për rikthimin e tyre tek pronarët legjitim. I gjithë dokumentacioni është kompletuar, poashtu janë siguruar vendimet e Gjykatës së vitit 1968, të cilat vërtetojnë pronësinë e këtyre banorëve.

Pavarësisht që pyllëzimi është i domosdoshëm në një vend turistik siç është Jezerci, duhet të kemi parasysh që në këtë fshat ka mjaft prona private dhe duhet të trajtohen me kujdes. Ky shqetësim tashmë është i njohur edhe për Institucionet Komunale, por edhe për Agjensionin e Pyjeve të Kosovës.

Kërkojmë nga të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës që banorët e fshatit Jezerc dhe shqetësimet e tyre të trajtohen me kujdes, të respektohet e drejta pronësore e cila tanimë është në proces, dhe mos merren vendime të ngutshme të cilat revoltojnë banorët e Jezercit por edhe vetë Shoqatën e cila përfaqëson interesat e tyre dhe promovon vlerat e këtij fshati!

Me respekt

Shoqata “Jezerci”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img