Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidarizimit me Gazetarë, Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt shpreh solidarizimin e plotë me komunitetin e gazetarëve.
Me këtë rast kryetarja e Kuvendit të Rinjve të Ferizaj, Pranvera Bytyqi tha se koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund.
“Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund. Liria e shtypit është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike. Sot dhe gjithmonë jemi këtu për të ju falënderuar që çdo herë jeni afër nesh dhe promovoni punën dhe vullnetin e të rinjëve ferizajas.Rëndësinë e punës suaj e keni dëshmuar sidomos tani në krizën e Pandemisë. Detyra për informimin e publikut me informacione të vërteta e me cilësi jo vetëm që është bërë më e rëndësishme nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19, por edhe shumë më e vështirë. Në emër të KRF-së ju falënderojmë përzemërsisht për kontributin që keni dhënë dhe po vazhdoni të jepni për qytetin tonë. Falënderojmë në veçanti : Vllaznim Jakupi, Afrim Demiri, Faton Mehmeti, Driton Ramadani, Gentian Jetishi, Abdullah Imeri. Përulemi para vullnetit tuaj!” ka thënë Pranvera Bytyqi, kryetare e Kuvendit të Rinjve të Ferizaj.
Në emër të gazetarëve organizatorët i ka falënderuar gazetari Afrim Demiri, i cili tha profesioni i gazetarit nuk është vetëm profesion por edhe mision.
“Gazetaria është shtylla që mbanë lidhjen mes pushtetit dhe qytetarëve. Nga pushteti të kërkojë transparencë ndërsa qytetarin ta mbajë të informuar. Prandaj gazetaria është profesion që kontribuon në zhvillimin e demokracisë. Gazetari a pavarur dhe e mirëfilltë është shtyllë e Demokracisë së një shteti. Jemi mësuar që zakonisht të kritikohemi e shpesh besa edhe gazetarët të kenë presione, e ky organizim i sotëm i solidarizimit më gazetarë për mua është një ndjenjë që ka vite që se kam përjetuar që të falënderohemi për punën tonë” ka thënë Afrim Demiri .
Ndryshe kjo është hera e parë që në Ferizaj shënohet Dita Ndërkombëtare e Solidarizimit më gazetarët, të cilët anembanë botës shumë herë edhe kanë rrezikuar jetën vetëm e vetëm që të mbajnë qytetarët e informuar. Hiq me lehtë edhe tek në nuk e kishin në kohë pandemie ku ishin pjesë e çdo ngjarje edhe atëherë kur Kosova ishte në izolim të plotë na pandemia.