04,05,2024

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu dhe deputeti Elmi Reçica ngushëllojnë familjen Kaçiku

Must Read

Lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të Heroit të Kosovës, Ahmet Kaçiku. Heset Kaçiku na pikëlloi të gjithëve, ishin fjalët që shkruan në telegrame ngushëllimi  kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe  deputeti i Parlamentit të Kosovës, ish epror i Lartë i UÇK-së Elmi Reçica.

Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të njohurve të të ndjerit.

“Me dhembje e mora lajmin se nga kjo botë u nda Heset Kaçiku, vëllai i Heroit të Kosovës, Ahmet Kaçiku. Familjes së nderuar patriotike e kontributplote ndër breza për komb e atdhe iu nda familjari i dashur. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

Edhe bashkëluftëtari i heroit  Ahmet Kaçiku, deputeti I Kosovës dhe ish Epror i Lartë i UÇK-së, Elmi Reçica ka ngushëlluar familjen për  humbjen e vëllait të  Heroit Ahmet Kaçiku.

“Me pikëllim jashtëzakonisht të thellë mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta e luftëtarit të UÇK-së, Heset Kaçikut, vëllait të Heroit të Kosovës, Ahmet Kaçiku. Shfrytëzoj rastin që t’i shpreh ngushëllime më të thella familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve! U prehtë në paqe!” thuhet në telegram e ngushëllimit të deputetit Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img