28,11,2024

Ndalohet frekuentimi nga qytetarët i parqeve e zonave tjera malore në Ferizaj

Must Read

Qytetarët duhet ta kuptojnë këtë fakt: nuk është piknik, as ditë për shetitje në natyrë. Duke e bërë këtë rrezikoni veten, familjen e shëndetin e të gjithë qytetarëve. Për të parandaluar këtë, mëngjesin e sotëm, në mbledhjen e Shtabit Emergjent të udhëhequr nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u ftuan drejtuesit e institucioneve të sigurisë, Policisë së Kosovës e anëtarë të tjerë të Shtabit Emergjent.

Temë kryesore e diskutimit në këtë mbledhje, përveç raportimit tashmë në baza ditore e orë pas ore për situatën në Ferizaj dhe zbatimin e masave mbrojtëse për parandalimin e virusit COVID-19, u mor vendim edhe për ndalimin me asistimin e Policisë së Kosovës, Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj dhe Stacionit Policor në Ferizaj, bashkë me Inspektoratin e Komunës, të grumbullimit të qytetarëve në parqe e zona tjera malore/fushore. Kjo masë nis së zbatuari menjëherë. Qytetarët kanë detyrimin t’i zbatojnë vendimet e udhëzimet e shtetit, andaj presim respektim të plotë nga ana e tyre me qëllim minimizimin e ekspozimit nga rreziku i paraqitjes së CoronaVirus-it në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img