18,05,2024

PAI: APEL PËR QYTETARËT ASHKANLI

Must Read

Partia e Ashkanlive për Integrim

Dega Ferizaj

Të dashur qytetarë nga Komuniteti Ashkanli në Ferizaj, ju banor nga lagjet Sallahane,Halit Ibish, Isa Boletin dhe nga fshati Dubravë.

Bazuar në situatën cilën jemi, ku Botën por edhe Kosovën tani është prekur virusi Covid-19, dhe dihet që kjo pandemi është e rrezikshme për jetën e njerëzve,andaj institucionet tona si në nivel qendror ashtu edhe lokal kanë vendosur masat parandaluese, e rregulla për të gjithë pa dallim

– Mbajtja e maskave,

– Mbajtja e Dorëzave

– Pastrimi i Duarve nonstop ,

– Qëndrimi në Shtëpi, dhe mos dalja pa nevojë,

– Mos qëndrimi në grupe, dhe mos grumbullim i qytetarëve me një vend,

– Kontaktimi i emergjencës, rast se keni shenja virusi, Kollitje, Temperaturë, dhe Ethe.

Andaj pas shqetësimit që e kemi për të gjithë, urojmë e shpresojmë që ju të jeni sa ma mirë me shëndet, por vetëdijesimi duhet të jetë në shkallën më të lartë, të dashur komuniteti Ashkanli  kuptojmë gjendjen ekonomike e sociale të vështir që keni, por ju APELOJ  që të respektojmë rregullat e masat e marra.

Sepse shëndeti i ynë e i familjeve tona është më me rëndësi, ju lutem respektoni rregullat e masat e parandaluese.

Kurse nga organet e shtetit kërkojmë të ndihmojnë komunitetin  tonë me gjëra higjienike e ushqimore në këtë situatë cilën jemi.

Me shpresë që do të kalojmë këtë sfidë së bashku pa pasoja, pa panik, e me vetëdijesim plot duke respektuar masat parandaluese , Zoti ju bekoftë të gjithëve.

Me respekt, PAI

Dega Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img