18,11,2024

Mustafa: Seminari në Prishtinë rol të jashtëzakonshëm për njohjen e kulturës, gjuhës dhe letërsisë shqipe

Must Read

Kryeministri Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i 35-ti me radhë, organizuar nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës.

Mustafa, para të pranishmëve të shumtë, akademikë, profesorë, ministra, drejtues të seminarit, seminaristë e studentë, theksoi rëndësinë që ka seminari për njohjen e letërsisë dhe kulturës shqiptare.

“Ky seminar përgjatë shumë viteve ka luajtur rol të jashtëzakonshëm për njohjen e kulturës, gjuhës dhe letërsisë shqipe, por po ashtu edhe për njohjen e Kosovës nëpërmjet këtyre vlerave themelore me të cilat përfaqësohet identiteti ynë kulturor dhe kombëtar”, tha kryeministri.

Ai shprehu falënderime për të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë seminar që nga themelimi e deri më sot dhe atyre që e mbajtën gjallë dhe po vazhdojnë këtë traditë shumë domethënëse për Kosovën dhe për kulturën tonë kombëtare

“Seminari pa asnjë dyshim tani më është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kulturës shqipe ku bashkohen njohës të gjuhës shqipe, të letërsisë dhe të kulturës dhe për disa ditë ata shkëmbejnë dijet e tyre, komunikojnë dhe mësojnë gjithnjë duke avancuar edhe me tutje dijet albanologjike. Ky seminar tanimë ka traditë dhe njohje ndërkombëtare. Është bërë shenjë identifikuese e Kosovës dhe e Prishtinës dhe kjo të gjithë neve na bënë nder”, tha kryeministri.

Më tej, kryeministri Mustafa tha se ndjehet i lumtur që kjo traditë po vazhdohet dhe ky seminar po ndikon dukshëm në pasurimin e dijeve albanologjike duke trajtuar çdo vit tema të ndryshme dhe të larmishme nga këto fushe

“Duke ndriçuar figura dhe ngjarje monumentale të kulturës shqipe dhe duke pasur brenda vetes figura eminente dhe pjesëmarrës eminent nga e gjithë bota. Unë ju dëshiroj punë të mbarë, veçmas mysafirëve të seminarit ju dëshiroj qëndrim të këndshëm në Kosovë dhe në Prishtinë”, theksoi Mustafa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img