08,10,2024

Në Serbi nis iniciativa për ngritjen e përmendores Sllobodan Millosheviqit, kasapit të Ballkanit

Must Read

Në Serbi ka nisur iniciativa për ngritjen e përmendores Sllobodan Millosheviqit, diktatorit dhe kasapit të Ballkanit.

Kjo iniciativë është nisur nga SPS-i, parti që e themeloi Millosheviqit dhe që tash udhëhiqet nga Ivica Daçiqi, zv/kryeministër dhe shef i diplomacisë serbe.

“Për iniciativën e ngritjes së përmendores Sllobodan Millosheviqit në Beograd, që e ka paralajmëruar kryetari i nderit i socialistëve, Milutin Mrkonjiq, qëndrojnë të gjithë anëtarët e SPS-it”, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Kështu ka thënë edhe vet Mrkonjiq, i cili të shtunën, më 20 gusht, në ditëlindjen e Millosheviqit, nga varri i ish presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë në Pozharevc edhe zyrtarisht do ta bëjë të ditur iniciativën që një rrugë e Beogradit ta bartë emrin e diktatorit serb, si dhe në kryeqytetin serb t’i ngritët përmendorja.

“Të gjithë anëtarët e SPS-it e mbështesin këtë inicitivë. Këtë e kam nisur që nga 11 marsi, në 10 vjetorin e vdekjes së Millosheviqit në Hagë”, ka thënë Mrkonjiq. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img