26,12,2024

Mustafa: Pavarësia s’u shpall me hartat e viteve ’30, por me ato të vitit ‘88

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vazhduar debatin në lidhje me çështjen më të përfolur të vitit të fundit, atë të demarkacionit.

Përmes një statusi në Facebook, kreu i ekzekutivit ka thënë se të gjithë ata që po flasin për kufirin, kanë nevojë t’i lexojnë dokumentet themelore të shpalljes së pavarësisë, duke cituar disa pika të Kushtetutës së Kosovës në lidhje me këtë çështje.

“Është shumë e qartë se pavarësia nuk është shpallur në bazë të hartave të viteve të tridhjeta, të dyzeta apo të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, por mbi bazën e territorit që Kosova ka pasur në vijat kufitare më 31 dhjetor të vitit 1988”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Në vijim lexojeni të plotë reagimin e tij:

Të gjithë ata që po flasin për kufirin, kanë nevojë ti lexojnë dokumentet themelore të shpalljes së pavarësisë.

Deklarata Kushtetuese thotë si vijon:

….. Pika 1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

Pika 8. “….Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjëve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara”.

Aneksi VIII i Planit të Ahtisarit , Neni 3, pika 3.2. thotë:

3.2. Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001.

Është shumë e qartë se pavarësia nuk është shpallur në bazë të hartave të viteve të tridhjeta, të dyzeta apo të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, por mbi bazën e territorit që Kosova ka pasur në vijat kufitare më 31 dhjetor të vitit 1988.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img