26,11,2024

Mund të quhet historike, partitë shqiptare në Maqedoni zyrtarisht bëhen bashkë

Must Read

Shpesh të kritikuar për mungesën e një kori të njëjtë sa herë ka zgjedhje në Maqedoni, dy partitë kryesore shqiptare BDI dhe PDSH asnjëherë nuk mundën të kapërcenin ndasitë dhe mëritë personale të lidershipit për t’u bashkuar në një koalicion.

Por duket se nga e shtuna kjo do të ndryshojë. Top Channel ka mësuar nga burime të larta diplomatike dhe politike shqiptare se të shtunën në Shkup tre partitë kryesore, BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët do të deklarojnë frontin e tyre unik politik dhe kërkesat e përbashkëta si kusht për bërjen e qeverisë së ardhshme maqedonase.

Nga zgjedhjet e dhjetorit, shqiptarët humbën 9 deputetë nga kandidimi veç e veç. Shumë shqiptarë votuan LSDM-në e qendrës së majtë drejtuar nga Zoran Zaev, e cila kandidoi edhe dy deputetë shqiptarë.

Por nga zgjedhjet rezultoi thuajse vdekja politike e Partisë Demokratike Shqiptare, prej së cilës vetëm ish-kryetari Menduh Thaçi siguroi vendin e deputetit. Si dhe lindën dy parti të tjera, Besa, e cila nxorri 5 deputetë dhe Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Çelës, ish-kryetari i Bashkisë së Strugës, njeriu përgjegjës për përçarjen e PDSH.

Në ditët e para pas zgjedhjeve u duk se bashkimi i shqiptarëve ishte sërish i pamundur, pasi dy parti, BDI dhe Besa thuajse përjashtonin çdo mundësi kontakti me njëra-tjetrën.

Por përfshirja e Tiranës zyrtare ka qënë thuajse intensive dhe e paprecedentë. Kryeministri Rama dhe minsitri i Jashtëm Bushati u përfshinë personalisht, publikisht dhe prapa kuintave për bashkimin e këtyre elementëve thuajse përjashtues politikë ndaj njëri-tjetrit.

Pas një turi në Tiranë, por edhe në Prishtinë, duket se u arrit e pamendueshmja. Shqiptarët e Maqedonisë të shtunën dalin me deklaratën e përbashkët, ku do të parashtrojnë kushtet për çdo kabinet të mundshëm qeveritar në Shkup.

I pari mandat krijues është Gruevski, por 51 deputetët e tij janë larg shifrës 61 që kërkon Kushtetuta. 10 deputetët e BDI-së do të ishin mjaft, por ndërhyrja e qeverisë së majtë të Tiranës, e cila nuk e ka fshehur afërsinë me të majtin e Zaev, duket se e ka bërë të pamundur një kalkulim të Gruevskit për një aleancë vetëm më partinë e Ali Ahmetit.

Tashmë Gruevski por edhe Zaev duhet të bëjnë llogaritë me grupin e bashkuar të 18 deputetëve shqiptarë. I vetmi që nuk ka konfirmuar as pjesëmarrjen, por akoma as mandatin e tik, është Menduh Thaçi. Por tashmë, kjo nuk ka anjë rëndësi.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img