14,12,2024

Partia Demokratike – Edi Ramës: Telefononi mikun tuaj Vuçiq për Haradinajn

Must Read
Miqtë, Rama dhe Vuçiq

Ja reagimi i PD-së:

“Reagim i vonuar e konfuz i kryeministrit Rama per arrestimin e Ramush Haradinaj.

Populli thote “me mire vone se kurre” por ky eshte nje nder ato raste kur te reagosh vone,sic beri Rama eshte sikur te mos kesh reaguar kurre.

Tirada e gjate me nota patriotike te sforcuara qe Rama sapo shperndau do te vlente te neglizhohej nese hartuesi i saj te mos ishte kryeministri i vendit.

Ceshtja Haradinaj eshte nje ceshtje kombetare,por per turp te qeverise se Tiranes ishte PD ne opozite qe reagoi e para dhe kryeministri priti 24 ore per te hapur gojen.

I njejti kryeminister qe ende nuk ka nxjerre asnje fjali te vetme per nje ngjarje po aq te rende qe mund te preke stabilitetin kombetar dhe ate rajonal si Muri Ndares ne Mitrovice.

Eshte e vonuar tirada patriotike e kryeministrit sot per Haradinaj.,kur po te njejtit kryeminister i eshte kerkuar ne menyre te perseritur nga PD ne opozite,nga qeveria e Kosoves e nga opinioni publik te frenoje pasionin e dashurise disproporcionale me Vucic. E kemi paralajmeruar kryeministrin Rama se perqafimet e chatt-et e nates me Vucic si e ka pohuar me mburrje vete dhe serenatat me raki serbe me Dacic, nuk do te kishin fund te mire. Kryeministri perbuzi kerkesat e qeverise se Kosoves se shpallja e paqes me Serbine nga Tirana duke injoruar Prishtinen do te dobesonte e demtonte Kosoven dhe interesat e saj ne marredhenien e veshtire me Serbine.

Sot kryeministri i vonuar e konfuz i Shqiperise nuk di cte beje,akuzon BE i kendon patriotizmit te clirimtareve dhe sic thote ka shume pyetje qe nuk di t’u jape pergjigje. Eshte e qarte se ai nuk di cte beje e si ta c’tjerre lemshin ne marredheniet shqiptaro- serbe autori i te cilit eshte ai vete.

Por edhe pse e pafalshme qe ne momente te tilla nje kryeminister te mos kete pergjigje, po e ndihmojme, pasi rasti Haradinaj eshte me i madh se polemikat me nje kryeminister.

Ju keni cte beni zoti Rama,mbase eshte gjeja e fundit qe mund te beni.

Sic duhet te dini ndalimi i Haradinaj eshte bere me flet arresti te Serbise. E keqja nuk ka mberritur ende. E keqja do te jete ekstradimi i Haradinaj ne Serbi,sipas kerkeses se kryeministrit Vucic.

Kritikat per hiperburokratizmin e BE dhe Frances nuk ndihmojme me situaten, ajo ka nje zgjidhje. Serbia te terheqe kerkesen per ekstradim dhe te bej nul fletarrestin.

Per tu realizuar kjo mjafton vullneti politik i kryeministrit Vucic.

Nje telefonate e juaja me Vucic ne kete rast mund ta zgjithte ngercin.

Telefononi mikun tuaj ,Vucic zoti Rama,kerkojini te terheqe kerkesen per ekstradim!

Mbase kjo eshte menyra e vetme qe dashuria juaj me te t’u vleje ne nje pike shqiptareve. Mbase kjo eshte pika kur perqafimet me Vucic e serentatat me Dacic te kene vlejtur.

Ky eshte shansi fundit qe keni per te mos thelluar me tej kolapsin diplomatik ku keni zhytur ceshtjen shqiptare ne Ballkan.

Nese kete nuk e beni ose deshtoni duke e bere, ju lutem na kurseni patetizmin patriotik nga facebook-u”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img