23,01,2026

“Mirë se erdhët në Ferizaj”, lëshohet në funksion sinjalistika rrugore

Must Read

 Gjatë ditës së enjte ëshë lëshuar në përdorim sinjalistika rrugore me porositë dhe mesazhe tjera për drejtuesit e automjeteve.

Kryetari Agim Aliu gjatë orëve të mbrëmjes ka  marrë pjesë në momentet e lëshimit në funksion të sinjalistikës rrugore digjitale në hyrje-daljet në Ferizaj.

Këtë e ka bërë të ditur  vet kryetari Aliu përmes faqes zyrtare të tijë në rrjetin social.

“Mirësevini! Rrugë të mbarë! Dhe mesazhe tjera këshilluese për sigurinë në trafik do t’i shfaqen gjithë ferizajasve e vizitorëve që frekuentojnë hyrje-daljet e qytetit, me ekranet njoftuese që vendosëm, për t’i shndërruar tërësisht, siç meritojnë hyrje-daljet e një qyteti, me patjetër, me këtë risi në sinjalistikën rrugore të Ferizajt” ka shkruar  kryetari Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img