15,05,2025

Merr fund problemi i banorëve të rrugës së Sharrit, rregullohet kanalizimi

Must Read

Investimet në infrastrukturën publike po vijojnë me ritëm të lartë në gjithë territorin e Ferizajt. Një problematikë që ka shqetësuar për vite me radhë banorët e rrugës së Sharrit, tashmë mori fund. Kjo si rezultat i investimit të qeverisjes lokale, përkatësisht Drejtorisë së  Infrastrukturës në rregullimin e kanalizimit atmosferik dhe fekal që kap një gjatësi prej afro 1 kilometër në këtë rrugë në zonën urbane.

Për të parë nga afër punët e kryera në këtë projekt, doli drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Lulzim Aliu.

Drejtori Bytyqi tha se me këtë projekt por edhe asfaltimin që do të kryhet vitin e ardhshëm në këtë rrugë, po merr fund sfida shumëvjeçare e banorëve të këtij lokaliteti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img