21,09,2024

Nazif Asllani, ushtrues detyre i drejtorit të “Bifurkacionit” në Ferizaj

Must Read

Bordi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka emëruar ushtrues të detyrës së drejtorit të kësaj kompanie publike, Nazif Asllanin, transmeton TV Tema,

Nga detyra e deritanishme e drejtorit me vendim të bordit është liruar Xhabir Morina.

Burime brenda këtij institucioni i kanë thënë KOHËS se bordi tashmë është duke e mbajtur mbledhjen dhe në këto momente ka marrë këtë vendim që Nazif Asllani ta drejtoj këtë institucion i cili deri më 2017 për disa vjet me radhë e kishte udhëhequr atë.

Javë më parë Qeveria e Kosovës pati shkarkuar bordin e drejtorëve në këtë ndërmarrje dhe ka emëruar bordin e ri i cili drejtohet nga njerëz të politikës të cilët udhëheqin me nivelin qendror. Kjo kompani muaj më parë ka kaluar në menaxhim të nivelit qendror si ndërmarrje publike rajonale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img