28,12,2024

Më në fund: Nënshkruhet kontrata, s’ka më targa të letrës

Must Read

“Paneli i OShP-së, me vendim unanim, ka vërtetuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me aktivitetin e prokurimit ‘furnizim me targa për regjistrim të automjeteve’ dhe ka autorizuar MPB-në për vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme, që nënkupton nënshkrimin e kontratës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar të gjitha procedurat dhe sot është nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik, dhe të gjithë sektorët relevant po zhvillojnë procedurat me prioritet dhe pa vonesë për të kryer të gjitha obligimet e nevojshme ligjore dhe procedurale, në mënyrë që furnizimi të arrij në stoqet e MPB-së, sipas obligimeve kontraktuese.

“Bazuar në obligimet kontraktuese, operatori ekonomik është i obliguar që jo më vonë se 30 ditë të dorëzojë në MPB sasinë e kërkuar të targave”, theksohet në njoftim.

MPB njofton qytetarët se të gjitha ata që kanë aplikuar, për regjistrim të parë, dhe janë pajisur me targa prova, do të paguajnë vetëm taksën e mbetur prej 5 euro, pra nuk ngarkohen me pagesa tjera. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img