20,04,2024

Mbahet ligjëratë për kancerin e gjirit dhe mënyrën e luftimit

Must Read

Ferizaj.17.10.2016. Në organizim të Qendrës kosovare për luftimin e kancerit të gjirit dhe shoqatës së onkologëve të Kosovës, sot në Ferizaj është mbajtur ligjëratë, e cila në fokus e ka pasur temën e kancerit të gjirit dhe luftimin e tij.

Gratë pjesëmarrëse, me këtë rast e kanë pasur rastin të njoftohen me rrezikun që paraqet kjo sëmundje, diagnostifikimin dhe mënyrën e trajtimit të saj. Organizatori tha, se gjatë këtij muaji, i cili shënon edhe muajin e luftimit të kësaj sëmundjeje, ligjërata të kësaj natyre do të mbahen në disa qendra të Kosovës.
Sëmundja e kancerit të gjirit, e cila më së shumti i prekë gratë, përbën një shqetësim me përmasa globale, është thënë sot në një ligjëratë, organizuar nga Qendra kosovare për luftimin e kancerit të gjirit dhe Shoqata e onkologëve të Kosovës.

Me këtë rast, dhjetëra gra kanë pasur rastin të dëgjojnë për këtë sëmundje, rrezikshmërinë, diagnostikimin dhe mënyrën e trajtimit.
Doktor Ardian Millaku, nga shoqata e onkologëve, në ligjëratën e tij, krahas aspekteve që lidhen me këtë sëmundje, u ka kërkuar grave rritjen e nivelit të vetëdijesimit për rrezikun nga kanceri i gjirit. Ai ka kërkuar rritjen e nivelit të vetëkontrollit sidomos të gratë e moshës së mesme.

Për më tepër edhe pjesëmarrësit tjerë e kanë vënë theksin në problemin e diagnostifikimit sa më të hershëm të kësaj sëmundjeje.Sipas tyre, zbulimi i hershëm nënkupton edhe efikasitet më të lartë në trajtimin dhe shërimin e kancerit të gjirit U tha se shoqata e onkologëve përmes kësaj forme të komunikimit po kontribuon në rritjen e vetëdijesimit me rrezikun që paraqet kjo sëmundje.

Pas ligjëratës, pjesa tjetër e takimit ka kaluar në formë të debatit, ku pjesëmarrëset kanë shprehur interesimin për të ditur sa më shumë për këtë sëmundje.

14753447_1296126993755454_1963438380654095376_o 14700809_1296126903755463_5720874478299817162_o 14608864_1296126850422135_7528857409990549956_o 14711328_1296126853755468_4004375272145424486_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img