11,02,2026

“Marshi i UÇK-së” – Ushton Ferizaj (Video)

Must Read

Deklaratat e Shkëlzen Gashit, këshilltar politik i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, se UÇK-ja ka bërë krime, kanë ngjallur reagime të shumta.

Një grup qytetarësh kanë thirrur një protestë për të dielën në ora 21:00 ku kanë ftuar të gjithë qytetarët që në ballkonet e tyre të lëshojnë “Marshin e UÇK-së”, duke shprehur indinjatën përkitazi me deklaratat e Gashit.

Edhe në Ferizaj shumë qytetarë i janë përgjigjur këtij apeli duke lëshuar ora 21:00 “Marshin e UÇK-së” nga banesat  dhe shtëpitë.

Këtij apeli i janë përgjigjur edhe në fshatra , ku në  disa banor janë grumbulluar rreth  shtatoreve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe kanë  lëshuar këngën të përcjellë edhe më flamuj.

Kështu i janë përgjigjur kësaj edhe banorët e fshatit Talinoc të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img