23,11,2025

Marrëveshja Rama – Vuçiq për librat, shkel Kosovën

Must Read
Rama-Vuciq

Marrëveshja në “parim” e arritur në Nish, ndërmjet kryeministrit të Serbisë Aleksander Vuçiq, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe liderëve të Luginës së Preshevës, për t’i furnizuar me tekste nxënësit në Luginë, nuk konsiderohet si zgjidhje substanciale e problemit me nxënësit shqiptar në Serbi, por vetëm si zgjidhje alternative që do të krijojë probleme në të ardhmen, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Kjo marrëveshje, edhe pse jo e shkruar i lejon Tiranës zyrtare t’i furnizojë nxënësit në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë me tekste mësimore në gjuhën shqipe, kryesisht të shkencave ekzakte, por jo të shkencave shoqërore.

E sipas analistëve politikë, problemi substancial nuk është zgjidhur sepse kontesti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë qëndron tek historia, gjeografia dhe gjuha e letërsia shqipe. Pikërisht për këto lëndë, autoritet serbe kanë bllokuar me muaj të tërë në kufirin Kosovë-Serbi mbi 100 mijë libra, donacion nga Ministra e Arsimit e Kosovës për nxënësit në Luginë të Preshevës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img