09,02,2026

Liberali Jovanoviq: Deklaratat e Nikoliqit për Kosovën, të rrezikshme dhe destabilizuese

Must Read

Liberali Çedomir Javonoviq ka thënë se deklarata e presidentit serb, Tomislav Nikoliq është e papërgjegjshme dhe sjell destabilitet në jetën politik në Serbi.

Nikoliq tha sot në Rusi se Serbia është e gatshme t’i përgjigjet Kosovës në çfarëdo mënyre dhe me çfarëdo mjete, transmeton lajmi.net raportimet e mediave serbe.

“Deklarata e Tomislav Nikoliqit është e papërgjegjshme dhe dëshmon se ai sjell destabilitet në jetën politike të Serbisë”, ka thënë Jovanoviq.

Ai ka thënë se interesi më i madh i Serbisë është paqja, e jo nxitja e dhunës.

“Këto tema krijojnë konflikte dhe keqkuptime dhe Nikoliq vetëm sa po e ndihmon destabilizimin me këto deklarata të ulëta”, ka thënë Jovanoviq. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img