28,11,2025

Labinot Tahiri: nuk flas me Behgjet Pacollin

Must Read

Deputeti Labinot Tahiri përmes një shkrimi ka bërë të ditur se ka shpallur zgjedhjet në AKR-në e Ferizajt, mirëpo, duke thënë se ky nuk do të kandidojë për kryetar.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se nuk komunikon me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

“Pikë së pari, meqenëse qendra ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kryetarë të degëve në të gjitha pjesët e vendit edhe unë në munges të kontaktëve me Presidentin Behgjet Pacolli, me të cilin nuk kem kontakte! Pastaj me propozim të qendres dhe insistimin e kolegëve të mi deputetë nga partia, siç është edhe Islam Pacolli, e që më thanë se është e nevojshme qe në secilen degë të ketë zgjedhje per kryetarë kuptova që ashtu edhe duhet vepruar, andaj: Unë nga sot e konsideroj të hapur garën dhe shpall zgjedhjet në AKR-në e Ferizajit !”

“Pra kryesia më e konsiliduar që ishte dhe më unikja në këtë parti qendra Ferizaj e cila futi në Qeveri Akr-në me vendosmerinë time,, tani më është e shpërbërë nga strukturat e saj”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka treguar edhe shkaqin pse nuk do të kandidojë për kryetar të AKR-së në Ferizaj.

“Shkak për këtë janë skenaret e dobëta dhe dashakeqe për partinë dhe këto s’kanë kaluar pa u vënë re por që asnjehere nuk kam pranuar të luhet me degen tonë deri në këto rrethana, dhe nuk bëhëm pjese e tyre ! Unë nuk kam hyrë në këtë rrugë për të zhgenjyer simpatizantët , të rinjtë e të rejat apo qytetarēt që më votuan, përkundrazi , falenderimi im është të distancohem nga skenaret e ulëta dhe të punojmë pa ndalë në arritjen e synimeve dhe premtimeve që kemi dhënë. Gabime mund të kenë ndodhur por asnjëherë me dashje”, ka shkruar deputeti Tahiri.

Ndryshe, deputeti Tahiri tash e një kohë është larguar nga grupi parlamentar i AKR-së, derisa tashmë është pjesë e grupit paralamentar të AAK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img