05,05,2024

Dalin pamje të reja: Përplasje e ashpër në zgjedhjet e LDK-së në Ferizaj

Must Read

Vazhdës së problemeve brenda zgjedhjeve të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, i është bashkuar ditë më parë edhe dega e kësaj partie në Ferizaj.Të mërkurën ka ndodhur një rrahje midis anëtarëve të LDK-së në fshatin Koshare.Shkak për këtë ishte bërë pakënaqësia e disa delegatëve me mënyrën dhe siç kanë thënë ata “manipulimet” që është duke i bërë kryetari i tanishëm i degës, Muharrem Svarqa.

Lajmin e pati konfirmuar edhe nga Hajruall Ademi, delegat i kësaj partie.“Sot kemi pasur kuvendin zgjedhor të rregullit të LDK-së, ku ka prezantuar Muharrem Sfarqa dhe duke e parë se eshte duke humbur me rezultat, pasi që kundërshtarët e tij ishin mbi 80 për qind, ka dëshiruar të ndërpres Kuvendin dhe aty filloj përleshja, pra e gjitha ajo ka ndodhur shkaku i Muharrem Svarqes.  Disa persona janë të lënduar, por jo rëndë”, pati thënë Ademi, teksa Gazeta Blic kishte sjellur edhe video nga përleshja fizike në atë Kuvend.Por, duket se problemet brenda kësaj dege, nuk do të ndalen me kaq.

Burime të Gazeta Blic, bëjnë me dije se tashmë dega e LDK-së në Ferizaj, është e ndarë në dysh.Një delegat i kësaj partie, në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic, se rasti në fshatin Koshare nuk ka qenë rasti i vetëm i kacafytjeve brenda delegatëve të LDK-së.

Ai thotë se këso ngjarjesh ka pasur shpesh, teksa e akuzon kryetarin aktual të degës, Muharrem Svarqa, se është duke manipuluar me procesin zgjedhor.Burimi i Gazeta Blic, thotë se Svarqa po përdor një taktikë manipuluese, duke thënë se në nëndegët në të cilat ai i humb, i ndërpren Kuvendet. Këtë thotë se e ka bërë në nëndegën e fshatit Nikadin dhe nëndegën 1/1 të qytetit të Ferizajt.Ai shton se Svarqa mban Kuvende ilegale, duke mos e njoftuar kryesinë e degës dhe as banorët e nëndegëve në të cilën paraqitet.Po ashtu, sipas tij, ish-kryetari i Ferizajt, është duke e shkelur edhe statutin e LDK-së, duke mbajtur Kuvende me vetëm 15 anëtarë, teksa thotë se sipas statutit, minimalisht prezent duhet të jenë 31 anëtarë.Gazeta Blic ka siguruar një video të një konfrontimi verbal mes disa anëtarëve të një nëndege të LDK-së në Ferizaj dhe fotografi për pjesmarrjen e ulët në kuvendet zgjedhore që po mbahen në këtë komunë.

Ndërkohë, sipas fotografive të sigurara nga Gazeta Blic, në disa Kuvende të nëndegëve, ka shumë pak pjesëmarrës, shumë më pak nga aq sa e kërkon statuti i LDK-së

Svarqa ka udhëhequr me Komunën e Ferizajt, në mandatin e kaluar, si kandidat i Lidhjes Demokratike dhe në koalicion me disa parti tjera.

Muharrem Svarqa ishte zgjedhur edhe kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë, teksa në zgjedhet e fundit të mbajtura në nëntor të vitit 2017, ai i humbi zgjedhjet nga kandidati i PDK-së, Agim Aliu.

Një përleshje mes anëtarëve të LDK-së ka ndodhur gjatë këtij procesi zgjedhor edhe në qytetin e Mitrovicës ku i pranishëm ishte edhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti.

Incidente ka pasur edhe në një nëndegë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë e gjithashtu edhe në nëndegë në fshatin Smrekonicë të Vushtrisë, ku sipas anëtarëve të asaj nëndege, kryetari i LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri kishte ndërhyrë në procesin zgjedhor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img