43-vjeçari nga Shkodra rezulton prokuror me karrierë të gjatë pasi në CVnë e tij bëjnë pjesë çështje si ajo e sheshit “Skënderbej”, ku Lulzim Basha u akuzua për dëm ekonomik. Braho vendosi mbylljen e çështjes pasi vendimi ishte marrë nga Këshilli i Bashkisë.
Gjithashtu, së fundmi Braho ishte prokuror dhe në hetimet ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako në çështjen e përdorimit të pajisjes së përgjimit. Po ashtu, Braho ka qenë prokuror edhe në çështjen hetimore ndaj ishkreut të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha.
Braho ka qenë dhe pjesë e taskforcës së Prokurorisë së Tiranës që hetoi çështjen e mashtrimit me TVSHnë në industrinë e përpunimit të metaleve që përllogaritej se i kishte shkaktuar shtetit një dëm prej 26 milionë dollarë.
.