02,05,2024

Renzi: Referendumi të mos përdoret për të më hequr qafe

Must Read

“Mos përdorni referendumin me dëshirën për të rrëzuar qeverinë”, tha Renzi për radion RTL 102.5.

“Do të ishte një mundësi e humbur dhe është më mirë që të votohet për atë për të cilën po zhvillohet”, u shpreh kryeministri.

Reforma ndryshon Kushtetutën italiane dhe, ndër të tjera, kthen Senatin në një asamble më të vogël të përfaqësuesve të qeverisë lokale me kompetenca të kufizuara.

Ajo ka për qëllim të kursejë para’ dhe të jetë më e lehtë për të kaluar legjislacionin.

Renzi ka thënë më parë se do të dorëhiqej nëse ai e humb referendumin, por së fundmi hodhi poshtë këtë pohim, duke thënë se do të ishte një gabim të personalizonte votën e referendumit. Pothuajse të gjitha grupet e opozitës së Italisë po bëjnë fushatë për një votë “Jo”.

Renzi deklaroi gjithashtu se “Silvio Berlusconi, një tjetër ish-kryeministër i Italisë, Massimo D’Alema, një anëtar i një minoriteti rebel brenda Partisë së tij Demokratike të qendrës së majtë, dhe figura të tjera, roje të politikës së vjetër të Italisë, ishin në favor të një votimi kundër, për shkak se ata e panë si një mundësi për t’u rikthyer në jetën politike”.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img