18,11,2024

Kush është Donald Trump?

Must Read
Donald Trump

Në fillimet e kandidaturës së zorshme të tij në Partinë Republikane, në muajin qershor një biznesmen që nuk ka patur kurrë poste publike, njoftoi se synonte Shtëpinë e Bardhë.

“Po kandidoj zyrtarisht për president i SHBA-së dhe do ta bëjmë vendin tonë sërish madhështor.”

I lindur në Queens, të Nju Jorkut, zoti Trump u rrit në një familje të pasur dhe babai i tij, i cili merrej me pronat e patundshme, ishte një influencë thelbësore.

“Babai i tij ishte shumë autoritar, kërkues dhe drejtues. Donaldi sigurisht që mori këto tipare dhe karakteristika,” thotë politologu Bart Rossi.

I riu Trump e kërkoi suksesin në botën e rrezikshme të pronave të patundshme në Manhattan.

Gjatë karrierës së tij pati arritje të larta, si ngritja e kullës së spikatur “Trump”, dhe shfaqi talent në mediat, gjë që do ta ndihmonte më vonë gjatë fushatës.

“Të bësh biznes në Nju Jork duhet të jesh një person shumë i fortë, shumë i motivuar, dhe ai është pikërisht biznesmen Nju Jorku,” thotë juristi Edward Mermelstein.

Ai pati edhe dështime të dukshme, kazino që falimentuan dhe një rënie të pasurisë së tij prej një krize në pronat e patundshme.

Me tre martesa, dy divorce dhe pesë fëmijë që luajtën rol kyç në fushatë, jeta personale e zotit Trump ka marrë po aq vëmendje sa edhe veprimtaria e tij e biznesit.

Por, ai rifitoi terren në vitet 2000 me një spektakël televiziv dhe me një zë në skenën politike, kur pretendoi se Presidenti Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara.

Këtë ai e mohoi më vonë gjatë fushatës së tij.

“Këtë tezë e filloi Hillary Clinton dhe fushata e saj e 2008-ës. Unë e përfundova.”

Zoti Trump fitoi ndaj 16 kandidatëve republikanë nëpërmjet një mesazhi që reflektonte shqetësimet e votuesve.

“Ai preku frikat që ekzistonin prej kohësh,” thotë bashkautori i një biografie mbi Trumpin.

Por, ai edhe testoi në maksimum me komentet ndaj meksikanëve.

“Sjellin droga. Sjellin krim. Janë përdhunues.”

Si dhe me fenë…

“Donald Trump bën thirrje për një ndalim të plotë të hyrjes së myslimanëve në SHBA, derisa përfaqësuesit tanë të kuptojnë se ç’po ndodh,” shprehet zoti Trump.

Biznesmeni epik, me një sjellje të stuhishme, i dha vetes një titull të ri që shpreson se do t’i japë fitoren ditën e zgjedhjeve – emërtimin “politikan popullor”, transmeton voa.

“Unë jam me ju. Do të luftoj për ju dhe do të fitoj për ju,” zotohet zoti Trump.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img