27,07,2024

Mediat zvicerane: Xhihadi evropian ka lindur në Bosnje

Must Read

Kjo gazetë shkruan për një rrjet shumë të gjerë të islamistëvr të cilët vijnë nga Ballkani.

Njëra nga qendrat islamike në Zvicër, me të cilën Bosniq është i lidhur, është xhamia An-Nur në Vintertur, ku policia zvicerane kishte kryer bastisje antiterror dhe kishte arrestuar udhëheqësin e xhamisë, sheikun Abdurraham, transmeton lajmi.net.

“Të mërkurën është arrestuar dhe momentalisht mbahet në burg. Ai ngarkohet me veprën se ka bërë thirrje vrasjen e të urryerve. Megjithatë, Abudrraham nuk është rasti i vetëm. Ai është pjesë e sistemit. Qysh para këtij shtetasi të Etiopisë, në të njëjtën xhami ka udhëhequr imami që ka qenë shumë i dyshuar. Megjithatë, ata janë vetëm një pjesë e rrjetit që është përgjegjëse për radikalizmin kryesisht të të rinjve myslimanë”, shkruan gazeta zvicerane.

Sipas gazetës, rrjeti është ndërkombëtar dhe shumë i përhapur.

“Neue Zürich Zeitung” shkruan tutje se rrënjët e xhihadit në Evropë janë pikërisht në Bosnje, pasi që aty shteti nuk ka mundur t’i kontrollojë të radikalizuarit dhe fondet që kanë ardhur nga adresa të dyshuara. /Lajmi.net/

 

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img