Me këtë akt dhe në pajtim me rregullat e demokracisë përfaqësuese, mandatin ja kthejmë përsëri mbrapshtë popullit i cili është i vetmi autoritet më legjitim të gjykojë, të vlerësojë dhe të vendosë se cili opsion politik duhet ta fitojë nderin por edhe obligimin të udhëheqë me shtetin tonë”, deklaroi kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski.
Para firmosje së datës së zgjedhjeve, Veljanovski takoi kreun e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Çiçakovski. Veljanovski nuk tregoi nëse gjatë takimit është biseduar për moszgjidhjen e shkeljes ligjore me numrin e lartë të votuesve në njësitë zgjedhore por tha që ky problem tani është lënë në dorë të KSHZ-së.
“Pas nënshkrimit të sotëm nga ana ime të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, unë do ta dorëzoj vendimin në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, si organ për zbatimin e zgjedhjeve. Mendoj se ata më mirë mund të përgjigjen në këtë pyetje”, tha Veljanovski.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pritet të miratoi sot afatet ligjore administrative që paraprinë organizimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Shpërndarja e Kuvendit u miratua dje me shumicë absolute nga deputetët, të cilët paraprakisht hodhën poshtë mundësinë për të diskutuar zgjidhjen e problemit me njësitë zgjedhore dhe ligjet e nevojshme për Prokurorinë Speciale.
.