Ai ka thënë dështimi i kandidatit të PDK-së që t’i fitojë zgjedhjet në Drenas në rrethin e parë dhe shkuarja në balotazh nuk e kanë dëshpëruar këtë parti, por e kanë befasuar atë.
Krasniqi ka thënë se kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, ishte zgjedhja e duhur e kësaj partie, por ata u dëmtuan nga ish-anëtari i partisë, Xhavit Drenori, që në zgjedhjet e Drenasit kandidoi si i pavarur.
Sipas nënkryetarit të PDK-së, Drenori në fushatën e tij në këtë komunë ka deklaruar se ka raporte të mira më qendrën e PDK-së dhe kjo sipas Krasniqit ka ndikuar që qytetarët e Drenasit ta votojnë atë.
Ai në “Komiteti Qendror” ka thënë se kjo ka ndikuar të shpërndarjen e votës së PDK-së, por megjithatë beson se Lladrovci do të fitojë bindshëm në balotazhin që do të mbahet më 18 dhjetor.
.