04,12,2024

Tahiri: Muri do të rrëzohet / BE: “S’ka muri” / Rakiq: Muri nuk rrëzohet

Must Read

Dilema është se kujt t’i besojmë qytetarët?

Edita Tahirit që ka thënë se Bashkimi Evropian, që edhe ka financuar rivitalizimin e kësaj urës në Mitrovicë, është pajtuar se ky mur të rrënohet dhe atë brenda pak ditës, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, Goran Rakiq, ka deklaruar se muri në Mitrovicë do të ridizajnohet, por nuk do të rrënohet. Sipas tij, ky muri tashmë do të shërbejë për një amfiteatër të hapur.

Ndërkaq, edhe pse është pritur që Zyra e BE-së të jetë më e qartë së çfarë është arritur në këtë takim, kjo zyre në komunikatën e lëshuar për media ka lënë shumë pyetje pa përgjigje.

Në komunikatën e BE-së nuk përmendet muri, por theksohet se në atë pjesë duhet të ekzistojë lëvizja e lirë e papenguar dhe se ura duhet të lëshohet në qarkullim më 20 janar të vitit 2017.

Ky mur ka rritur tensionet ndërmjet palës kosovare dhe serbe, pasi pala kosovare thotë se nuk ka qenë në planin e revitalizimit të urës.

Tensionet janë rritur edhe në mesin e qytetarëve të cilët kërkojnë që ai muri të rrënohet dhe përfundimisht qyteti të bashkohet.

Sot gjatë ditës ka dal me një qëndrim edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ku theksoi se nuk do t’i përdorin muskujt për rrënimin e këtij muri, por dialogun dhe fuqinë e ligjit.

Kjo deklaratë u komentua pothuajse më shumë në anën ironike, me përmendjen e muskujve, duke treguar pafuqinë e shtetit të Kosovës për implementimin e ligjeve për lëvizjen e lire.

Kjo pjesë e Mitrovicës ka qenë për shumë kohë e tensionuar, për shkak se ura ka qenë e bllokuar nga barrikadat.

Tash kur barrikadat u hoqën, u ndërtua një mur që nga pala serbe thuhet se po ndërtojnë amfiteatër.

Ndërsa BE-ja është duke ndërmjetësuar që të tejkalohet ky problem, por gjithmonë me një rol neutral, pa i dhënë të drejt absolute asnjërës palë. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img