31,01,2025

Kosova do t’i strehojë 20 gazetarë ukrainas

Must Read

Kosova planifikon të ofrojë strehim deri në gjashtë muaj për 20 gazetarë Ukrainas të detyruar të largohen nga vendi i tyre pas pushtimit nga Rusia, sipas një dokumenti qeveritar të parë nga Reuters të martën.

Dokumenti thotë se përparësi do t’u jepet gazetareve femra të cilat do të zgjidhen nga Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), shkruan Reuters.

Qeveria fillimisht do të ndajë 150,000 euro për të paguar shpenzimet e tyre të jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u mundësuar atyre të punojnë në distancë.

Nuk ka asnjë të dhënë se kur do të mbërrinin gazetarët në Kosovë, e cila nuk është as anëtare e NATO-s dhe as e BE-së, por i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Gushtin e kaluar Kosova gjithashtu ra dakord të presë përkohësisht rreth 2,000 afganë që kërkonin viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Shumica prej tyre tashmë janë larguar edhe pse disa janë ende në pritje të dokumenteve të tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img