05,05,2024

Aktivitetet e policisë rajonale gjatë muajit Shkurt 2022, shqiptohen 4929 gjoba

Must Read

Policia Rajonale në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Policia Rajonale ka angazhuar, përveç polic me uniformë, edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia gjatë muajit shkurt-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 1339 gjoba

– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 114 gjoba

– Tejkalim i kolonës së automjeteve, 7 gjoba

– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 13 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 80 gjoba

– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 83 gjoba

-Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, 5 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 82 gjoba

  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 672 gjoba
  • – Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 323 gjoba
  • – Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 2211 gjoba
  • Heqje e patentë shoferit , 127 shoferëve
  • Vazhdim i masës mbrojtëse 44 shoferëve që kanë drejtuar automjetet nën masën mbrojtëse.
  • – Gjithsej , 4929 gjoba
  • Policia Rajonale në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img