03,07,2025

Koreja e Jugut, presidentja Park merr ultimatum nga partia e saj

Must Read

Disa ditë më parë, Park, e cila është dëmtuar rëndë nga një skandal për informacionet sekrete që përfshin mikeshën e saj, tha më herët se do të japë dorëheqjen nëse Parlamenti dëshironte kështu.

Presidentja ka kërkuar falje publike tri herë, pasi u mor vesh se i kishte dhënë informacione sekrete mikeshës së saj Choi Soon-sil. Kjo e fundit akuzohet se përdori lidhjet me presidenten për të marrë miliona dollarë donacione për fondacionin e saj.

Shumë analistë mendojnë se dorëheqja është një mënyrë për Park, që të shmangë sikletin e paditjes, megjithëse partitë opozitare po tentojnë të bëjnë pikërisht këtë. Park nuk ka dhënë një datë për dorëheqjen, ndaj dhe shumë anëtarë të partisë së saj “Saenuri” thonë se kjo është e papranueshme.

Ata i kërkuan presidentes që ta sqarojë këtë deri të mërkurën, përndryshe do të votojnë për paditjen e saj. Për këtë nuk mjaftojnë vetëm votat e opozitës, prandaj kërcënimi i partisë është mjaft serioz.

Skandali që përfshiu presidenten shkaktoi protesta masive kundër saj, më të mëdhatë në Korenë e Jugut që prej protestave prodemokracisë në vitet ’80. Mijëra njerëz dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e presidentes, e cila sipas tyre nuk meriton më postin që ka.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img