11,12,2024

Prokurori i Shtetit: S’ka të arrestuar në Drenas, një është i ndaluar

Must Read

Deri më tash asnjë person nuk është arrestuar në  Drenas. Këtë e ka bërë të ditur Prokurori i Shteti i angazhuar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Drenas.

“Asnjë person deri më tash nuk është arrestuar. Një person është ndaluar në Gradicë për shkak të dyshimit për kërcënim”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Express.

Sipas organeve të ndjekjes, deri më tash, në Drenas gjithçka ka shkuar në rregull dhe presin që kjo situatë të vazhdojë deri në përmbylljen përfundimtare të zgjedhjeve në këtë komunë.

Në këtë mënyrë, Prokuroria e Shtetit ka demantuar raportimet e partive politike, të cilat kanë marrë rolin e policisë dhe Prokurorisë dhe po shpërndajnë të pavërteta për arrestime, të cilat s’kanë ndodhur sot në Drenas.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img