21,12,2024

Konfirmohet: Të vrarët dhe i plagosuri në Bazel të Zvicrës janë shqiptarë

Must Read

Të dy viktimat dhe i plagosuri rëndë nga të shtënat me armë që kanë ndodhur mbrëmë në Bazel janë shqiptarë. Ata janë identifikuar dhe prokuroria ka dalë me të dhënat se bëhet jalë për dy burra, njëri 28 dhe tjetri 39 vjeçar, të dy me shtetësi të Shqipërisë, transmeton albinfo.ch. Po ashtu edhe personi i plagosur rëndë është shtetas shqiptar i moshës 24 vjeçare. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Edhe pronari i kafenesë ku ka ndodhur vrasja është shqiptar, nga Maqedonia. Ai nuk ka dashur të flasë për mediat.

Dy personat e dyshuar për vrasje kanë ikur nga vendi i gjarjes dhe policia, përkundër një ndjekje masive të organizuar, ende nuk ka mundur t`i kapë. Në përshkrimin e tyre thuhet se bëhet fjalë për dy persona të moshës në mes 30 dhe 40 vjeçare. Të gjatë rreth 1.75 m. Të veshur me rroba me ngjyrë të errët. “Në bazë të të dhënave të ndryshme” ata janë nga Evropa Lindore, thuhet në komunikatën e policisë, përcjell albinfo.ch. Policia kërkon që kush ka informacione me rëndësi lidhur me rastin, të paraqitet në stacionin më të afërm policor.

Banorët e lagjes ku ndodhi krimi, janë kryesisht me prejardhje të huaj. Ata, duke folur për mediat zvicerane theksojnë se kafeneja ku është qëlluar me armë frekuentohej kryesisht nga shqiptarët. Sipas tyre bëhej fjalë për një shoqëri të mbyllur dhe pothuajse askush nga lagja nuk e frekuentonte atë. Ata kanë dëgjuar mbrëmë zhurmë dhe të shtëna armësh që vinin nga ai lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img