Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka shpjeguar se pse kosovarët po shprehin simpati ndaj Turqisë por veçanërisht ndaj presidentit të saj Recep Tayyip Erdogan.
Në këtë intervistë ai ka folur për rolin e Erdoganin karshi çështjes së Kosovës, ndërsa është përgjigjur edhe nëse do të ishte i gatshëm të jap jetën për presidentin e Turqisë.
Kelmendi ka thënë se ka reagimi i partisë së tij ka qenë i drejtë dhe parimor.
“Ka qenë reagim i drejtë dhe parimorë. Të nesërmen kanë reaguar edhe institucionet kosovare, qeveria, presidenca e kuvendi, por ato nuk i kanë reagimet parimore sepse kanë pritur kush po fiton. Ne duhet të jemi me të drejtin e jo më të fortin”, tha ai në InfoBox të RTV Dukagjinit.
“Janë dy arsye që populli i Kosovës ti jep mbështetje maksimale presidentit Erdogan dhe popullit të Turqisë, dhe kjo ka zgjuar disa reagime tek disa analistëve, që janë reagime të rrezikshme pasi që kanë dalë në krah të terroristëve dhe puçistëve të cilët i kanë shkel me tank njerëzit civil në Turqi”, ka thënë Kelmendi, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se “Erdogani llogaritet në këto 14 vitet e fundit, sa është në pushtet, është lideri i pari që ka ardhur pas atyre regjimeve të ndryshme si një lider besimtarë praktikues fetar. Dhe njëra ndër arsyet që populli i Kosovës mbështet Erdoganin është aspekti fetar”.
Ndërkaq arsyeja tjetër pse kosovarët kanë simpati për presidentin turk, sipas Kelmendit, është se Erdogani është prej liderëve botëror së bashku me SHBA-të të cilët janë mbështetësit më të fortë të pavarësisë së Kosovës.
“Erdogani ka bërë shumë për Kosovën”, ka thënë Kelmendi./Telegrafi/
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=jDak5qq32do&w=100&h=281]