30,04,2024

Konfirmon nënkryetari i Pejës, jam kanosur me armë zjarri

Must Read

Nënkryetari i Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi, është kanosur me armë zjarri nga një ish roje e komunës. Mediat raportojnë se ka qenë roja që i ka thënë Gashit se i është bërë e padrejtë, dhe ka kërkuar ndihmë nga komuna për strehim, pasi nuk qëndron mirë financiarisht. Po ashtu personi që ka kanosur nënkryetarin e Pejës është larguar nga puna më herët.

Kanosjen nga ish-roja, e konfirmoi për Radio Dukagjinin edhe vet Shkumbin Gashi.

“Mund të konfirmoi ngjarjen, kanosjen, për më shumë le të flasë hetuesia, pra organet kompetente të rendit dhe ligjit”, tha nënkryetari i komunës së Pejës Shkumbin Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img