Nga dita e parë ku u evidentua rasti i parë me COVID-19 në vend, leva qeverisëse në Ferizaj shtoi dinamikën e punës në Inspektoratin e Komunës. Ndonëse menaxhimi i pandemisë kishte filluar javë më parë nga rasti i parë në Kosovë, me formimin e Shtabit Emergjent Lokal, një institucion që meriton mirënjohjen dhe vlerësimin për efikasitetin në punë dhe profesionalizmin e lartë është Inspektorati i Komunës.
Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha, tash gati pesë muaj nga menaxhim të pandemisë nga ana e Shtabit Emergjent Lokal të udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bëri bilacin e punës e cila po vazhdon e do të vazhdoj edhe ditëve në vijim.
Qysh në ditët e para Ferizaj mbylli tregjet, motelet, hotelet dhe veprimtaritë tjera referuar vendimin të Qeverisë qendrore, ashtu me çmimet u veprua. Inspektorati i Komunës katërfishoi inspektimet për rritje eventuale të çmimeve në markete, farmaci, furra duke garantuar mosdëmtimin e qytetarëve nga abuzimet e mundshme. Menjëherë filluan aksionet të shtrira në hapësira publike bashkë me kompaninë e mirëmbajtjes “Pastërtia”, përmes së cilave u kry dezinfektimi i secilit institucion publik, rrugë e shesh publik, si në fshat edhe në qytet, madje me preparate kimike të pastrimit u lanë edhe rrugët e sheshi kryesor i qytetit. Njëkohshëm u dezinfektuan si rrallë kund në vend, nga vet Komuna përmes Inspektoratit, të gjitha objektet fetare në territorin tonë. Inspektorati nga autorizimet ligjore lëshoi qindra vendime izolimi e mbikqyri ato për qindra të infektuar me virusin COVID-19 në Ferizaj. 1253 lëndë u proceduan në organet e drejtësisë për persona fizik dhe juridik që nuk respektuan sjelljen në kushte pandemie, duke mos zbatuar kufizimet e lëvizjes, orarit të punës dhe mbajtjes së maskës. Tash së fundmi, janë mbyllur 11 subjekte ekonomike pikërisht për mosrespektimin e këtyre rregullave. E patjetër, inspektorët e Komunës mbikqyrën edhe ceremonitë mortore sipas rregullave të IKSHPK-së.
Janë këta, inspektorët e Komunës, burra e gra, që çdo ditë, në çdo orar, janë prezent kudo në Ferizaj, me mbështetjen e parezervë të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu në secilin nga aksionet e veprimet e lartpërmendura por edhe ato që po vazhdojnë të zbatohen, që në fund fare kanë një qëllim, mbrojtjen e shëndetit publik, ekonomisë familjare dhe eliminimin e abuzimeve eventuale, shembull i cili paraqet referencë edhe në nivelin republikan.
*(FOTO NGA ARKIVI)