01,05,2024

“Elkos” i dhuroi Spitalit të Ferizajt, tonelata artikuj konsumi për të infektuarit me COVID-19, familjarët e tyre dhe stafin shëndetësor

Must Read

Bujaria e ndërmarrësve vendor, tash kur vendi po përballet me krizë të rënduar të shëndetit publik, ka ndihmuar në lehtësimin e menaxhimit të situatës dhe gjendjen pranë më nevojtarëve dhe së fundmi edhe profesionistëve në krye të detyrës për këtë situatë.

Pas deklarimit publik të pronarit të “Elkos”, Ramiz Kelmendi se do të dhuroj artikuj të ndryshëm të konsumit për QKUK dhe Spitalet Rajonale, sot, Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt, pranoi donacionin me tonelata artikuj konsumi, higjiene dhe të tjera, të cilat janë destinuar për të infektuarit me COVID-19 që marrin trajtimin në Spital, familjarët që shoqërojnë këto raste si dhe stafin e angazhuar shëndetësor.

Pranimin e këtij donacioni, me autorizimin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, e bëri i pari i shëndetësisë lokale, Bekim Ademi bashkë me drejtoren e QKMF-së, Nadire Imeri dhe drejtorin e administratës së Spitalit të Përgjithshëm, Jetmir Ilazi. Drejtori Ademi tha se ky donacion ka një rëndësi të veçantë nisur qysh nga personave që i dedikohet dhe në emër të Komunës së Ferizajt, shprehu falënderimin për kompaninë Elkos që jo vetëm me këtë donacion, por edhe në ditët më të vështira të izolimit në fillim të pandemisë, dhuroi tonelata artikuj ushqimor për nevojtarët e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img