20,11,2024

I jepet lamtumira e fundit Arian Dacit

Must Read
Para pak minutash ka përfunduar ceremonia e varrimit të zëvëndësministrit të Diasporës, Arian Daci,i cili humbi jetën ditën e djeshme nga një ortek i borës në Brezovicë

Varrimi i tij u bë në varrezat e Arbërisë në kryeqytet.

Dacin sot e kanë nderuar krerët më të lartë të shtetit si dhe dhjetëra qytetarë të cilët kanë bërë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës e po ashtu morën pjesë në mbledhjen komemorative të mbajtur në Teatrin Kombëtar.

Arian Daci, 40-vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje. 

Ai la pas vetës gruan dhe dy fëmijë.

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë.

Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar. Për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Brezovicë, për dy ditë, është mbyllur pista e skijimit


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img