30,04,2024

Thaçi paralajmëron vendime në ‘interes shtetëror’

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, paralajmëron se institucionet e vendit në ditët dhe javët e ardhshme do të marrin veprime dhe vendime në interes shtetëror.

Ndonëse nuk e ka shpjeguar se për çfarë vendimesh është fjala, komenti i mëhershëm i drejtuar në adresë të kryeministrit Haradinaj, lë të kuptohet se fjala është për heqjen e taksës 100 për qind të vendosur ndaj mallrave serbe e boshnjake.

“Në ditët dhe javët në vazhdim, institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin veprime dhe vendime në interes shtetëror dhe të forcimit të partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të mbrojtjes, avancimit dhe arritjes së qëllimeve tona strategjike shtetërore. Dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB”, ka shtuar ai.

Tutje, presidenti ka thënë se këto synime janë të arritshme, “për aq kohë sa jemi të bashkuar, pozitë, opozitë dhe shoqëri civile, flasim fuqishëm njëzëri dhe kemi mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, respektivisht mbështetjen e SHBA-së”.


Ditëve të fundit presidenti Thaçi ka shpeshtuar sulmet në adresë të kryeministrit Ramush Haradinaj, duke kërkuar prej tij të respektojë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake.

Edhe sot në një postim të pak minutave më parë, Thaçi iu përgjigj Haradinajt, duke e thumbuar rreth deklaratave të këtij të fundit kur pyetej se kur do të hiqet taksa, e ai përgjigjej: Bora do të shkrihet.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë!”, ka shkruar Hashim Thaçi sot.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img