13,02,2026

Hoxhaj në takim me Ashton: Provokimet e Serbisë kërcënim jo vetëm për Kosovën

Must Read

Në takim, Hoxhaj foli për situatën aktuale dhe marrëdhëniet e acaruara me Serbinë. Hoxhaj tha se Serbia intensifikuar provokimet dhe qasjen agresive ndaj Kosovës. Ai deklaroi se Kosova do ta mbrojë sovranitetin e saj.

“Serbia ka nisur gamë të gjerë dhe intensive të provokimeve dhe një politikë agresive kundër Kosovës. Një sjellje e tillë është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për paqen në tërë rajonin. Por, pavarësisht se çfarë kërcënime do të vijnë nga Serbia, Kosova do t’u përgjigjet duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, deklaroi ministri Hoxhaj, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Hoxhaj e falënderoi Baroneshën Ashton për kontributin e saj për Kosovën në procesin e integrimit evropian, ndërsa konfirmoi se Kosova është e palëkundur në orientimin e saj perëndimor. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Olza Hashani zgjidhet Artiste e Vitit

Në një ceremoni të mbajtur sonte në Ferizaj, u shpall Artistja e Vitit, titull që këtë herë i takoi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img