11,10,2025

Hasani kërkon avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Must Read

Deputeti i vetëm shqiptar nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani ka treguar se ky subjekt politik është duke negociuar me fituesin e zgjedhjeve në Serbi, Aleksandar Vuçiq për t’u bërë pjesë e Qeverisë së re.

Ai ka thënë se me hyrjen e PVD-së në Qeverinë serbe kanë marrë sugjerime edhe nga ambasadori shqiptar dhe ai amerikan në Beograd.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, ai ka thënë PVD do të jetë pjesë e kësaj Qeverie vetëm nëse plotësohen kërkesat që janë shtruar në takimin e parë me Vuçiqin.

Sipas tij, deri më tani mandatari për formimin e Qeverisë serbe ka treguar gatishmëri për ta plotësuar vetëm një kërkesë të tyre, që kjo parti ta udhëheqë Trupin koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, i udhëhequr nga kryesuesi Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img