Në Galerinë e Arteve Ferizaj, u hap Ekspozita “ASA Awards” në kuadër të “Ditëve të Diasporës” në Ferizaj me vepra të krijuesve të Qendra Kulturore ASA (Art Stilim Arkitekturë) – Tiranë, ekspozitë e përkrahur nga DKRS – Ferizaj, dhe organizuar nga Galeria E Arteve Ferizaj.
Mysafirët i përshëndeti Olger’t Rakipllari, kuratori i ekspozitës dhe kryetari i Qendrës Kulturore ASA:
“Sot jemi këtu në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Diasporës” fal mbështetjes së vazhdueshme të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Galerisë së Arteve dhe Komunës Ferizaj të cilat me mbështetjen e tyre të pakushtëzuar na mundësuan vazhdimin e rrugëtimit të nisur prej 20 prillit në Tiranë, me Koloninë e ASA-ve duke vazhduar me seminarin dhe aktivitetet e mbajtura në 1 Maj, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Pamore, Stilimit dhe Arkitekturës edicioni i 6-të i “ASA Awards” me temë “Teknologjia dhe të rinjtë” (Techno-Youth) organizuar nga Qendra Kulturore Asa (Tiranë) – U shpreh Olger’t Rakipllari, i cili veç të tjerash nderoi postmortum ish anëtarin e tyre fotografin Shqipërim Hyseni (PIMI), përkujtimorja iu dorëzua familjarëve të tij.
Vëllai i të ndjerit z. Gazmend Hyseni shprehu mirënjohjen e tij për kujtimin dhe vlerësimin e punës së të vëllait.
Pastaj fjalën e mori dhe Skender Bedriu, udhëheqës te Galeria E Arteve Ferizaj.
Moderoi Mirjeta A. Blenishti.
Në ekspozitë u ekspozuan punimet e pjesëmarrësve nga Festivali Ndërkombëtar të Arteve Pamore, Stilimit dhe Arkitekturës edicioni i 6-të i “ASA Awards, me temë “Techno-Youth” e Qendrës Kulturore ASA (Tiranë).
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët artdashës deri në fund të muajit Gusht.
Emrat e pjesëmarrësve ASA Awards 2017:
Agim KRASNIQI,Arta RUDAKU,Arta RUSHITI,Besjana KRYEZIU, Blerina MISINI,Blerta META, Dolantina XHAKROSA, Eralda SHEGA, Gentiana BOZHIQI, Leoneta ABDYLI, Meri KURTI, Marilena HAMZAJ, Olger’t Rakipllari, Niki CANE, Natyra MISINI, Ruzmira BEJAJ, Ramize SINANI, Remzie SHABANI, Rea LATIFI, Skeralda MASHKU, Skender BEDRIU, Sadri MORINA, Sara ÇELA, Visar SYLAJ, Vigan NUZA, Ylli BALA.