01,02,2026

Grabitje në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Must Read

Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, sot  kanë arrestuar njenin nga dy personat e  dyshuar për kryerjen e veprës penale “Grabitje”. 

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:20 minuta në në rrugën ,,Besim Rexhepi” në Ferizaj, ku të dyshuarit ,  G.R. (m/ sh/k  23 vjeç) dhe N.B..(m/sh/k ) ,  me forcë nga viktima S.A. (f/sh/k) kanë marrë zingjirin e arit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjatë intervistimit,i dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës, në tërësi ka pranuar veprën për të cilën akuzohet, ndërsa policia është në kërkim të dyshuarit të dytë.
Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar edhe zingjiri prej ari ,të cilin të dyshuarit e kishin shitur në Prishtinë.
 
Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit G.R.  është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img