20,11,2024

Gjykimi për Ukë Rugovën dhe të tjerët nis në fund të këtij muaji

Must Read

Në fundin e gushtit pritet të nisë gjykimi në rastin ‘Ukë Rugova dhe të tjerët”. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur avokatja e njërit prej të akuzuarve në këtë proces, Fehmie Gashi Bytyqi. Ajo ka thënë se datat për seancat fillestare janë 24, 25 dhe 30 gusht.

KTV-ja ka kontaktuar shumicën e avokatëve të të akuzuarve në këtë proces, që kanë deklaruar të mos kenë data të konfirmuara dhe se datat e përmendura mund të ndryshojnë.

Gjykatësi i EULEX-it u kishte dhënë disa data, ndërmjet të cilave, avokatët do të vendosnin për seancat fillestare.

Në këtë rast, janë gjithsej 20 të akuzuar, përfshirë ish-ministrin e kulturës, Astrit Haraqia, për veprën penale krim i organizua dhe kontrabandim me emigrantë.

Veprat penale pretendohet se janë kryer ndërmjet viteve 2011 – 2014, duke shitur vizat schengen në formë të paligjshme, të marra nga ambasada italiane në Prishtinë.

KTV-ja ka kontaktuar me avokatin e Rugovës, i cili ka thënë të mos jetë i autorizuar të flasë për këtë rast nga klienti i tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img